Informacion dhe Publicitet

Strategjia dhe plani i Komunikimit të Projektit do të pasurohen me 4000 kopje fletëpalosjesh të cilat do të përmbajnë informacionin e projektit në 3 gjuhë Al-Gr-Eng; 2000 kopje fletë informative me të dhëna , shifra dhe rezultate do të prodhohen në fund të projektit dhe do të shpërndahen në zonën e projektit. Një logo e projektit; Përfshihenn prodhimi i njoftimeve për shtyp dhe artikujve për gazeta për sigurimin e vizibilitetit maksimal të rezultateve të projektit. Për nevojat promovuese të projektit një faqe interneti do të përgatitet e cila do të përqëndrohet si në publikimin e mbështetjes BE-së edhe në rezultatet dhe ndikimin e saj. Video, foto, dhe teksti do të mblidhen nga personeli.

3 seminare në çdo qendër të rajonit do të organizohet duke ftuar mediat rajonale dhe kombëtare, në mënyrë që projekti të fitojë shikueshmëri maksimale dhe publicitet. Ftesat do të përgatiten dhe dërgohen tek personat e duhur që vijnë nga autoritetet mjedisore dhe pushtetit lokal e qëndror.

Veprimi 2.1 Paketa komunikimit shumëgjuhëshe e projektit
Veprimi 2.2 Seminare
Veprimi 2.3 Website