Përshkimi i Projektit

Ideja filloi nga udhëzimet e Direktivës së KE ( për a) Direktiva Kuadër e Ujit dhe b) Strategjia Detare) dhe nga Legjislacioni Kombatar Grekpër autoritetet përgjegjëse të ujrave bregdetare, për monitorimin e rrezikut të eutrofikimit të tyre për sa kohë ai është shqetësues.
Në këtë kontekst dhe me rastin e Programit ndërkufitar IPA CBC Gr-Al, Drejtoria e Ujrave të Epirit (EDW) nën juridiksionin e Administratës së Decentralizuar të Epirit- Maqedonisë Perëndimore/ dhe Drejtoria e Mjedisit të Rajoni i Ishujve Jonianë (Π.Ι.Ν) kontaktoi drejtorine përkatëse të Këshillit të Qarkut Vlorë për të përdorur zhvillimin e teknologjisë së ditëve të sotme për Vezhgimin e Tokës dhe TIK dhe së bashku të zhvillojnë dhe zbatojnë një projekt, i cili do të ngrejë një komponent monitorimi satelitor me mundësinë e shpërndarjes në kohë reale përmes internetit, për të gjithë zonën bregdetare të programit, i cili do të jetë komplementar me aktivitetet e vazhdueshme të rëndësishme në trajtimin e problemit të përbashkët të rrezikut eutrofikimit.

Në mënyrë që të forcohet partneriteti me palën Shqiptare është kontaktuar Milieukontakt International Albania (MIA), një OJQ e mirënjohur mjedisore, e cila me përvojën e saj mund të garantojë zbatimin e qetë të veprimeve të përshkruara në projekt propozim.

Deti për Korfuzin, Thesprotinë dhe Vlorën më shumë se një lidhje fizike, mendohet të jetë një nga faktorët më të rëndësishëm që është i lidhur direkt ose indirekt me zhvillimin më të gjerë ekonomik të zonës. Sektorët më të rëndësishëm të tillë si turizmi, peshkimi dhe akuakultura janë të lidhura ngushtë me detin dhe cilësinë e ujërave të tij.
Prandaj, rëndësia për nevojën e monitorimit dhe mbrojtjes së mjedisit detar në këto zona është më shumë se evidente. Një nga kërcënimet më të rëndësishme të ekosistemit detar , siç përshkruhet edhe në direktivat përkatëse të KE-së a) Direktiva Kuadër e Ujit dhe b) Strategjia Detare, është rreziku i eutrofikimit.
Eutrofikimi i ujërave bregdetare është shkaktuar me shtimin e substancave artificiale ose natyrore, të tilla si nitratet dhe fosfatet, nëpërmjet plehrave (që arrijnë në det përmes ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore) dhe ujërave të zeza. Rezultati i kësaj është rritja e madhe e fitoplanktonit në ujë, e cila ka efekte negative të tilla si humbje të biodiversitetit, degradimi i ekosistemeve, shpërthimi i algave të dëmshme dhe mungesa e oksigjenit në ujërat e thellësisë.
Efekte të tjera negative janë se, disa specie mund të përjetojnë një rritje të popullsisë që ndikon negativisht në specie të tjera. Për shembull, pasurimi me ushqyes të ujërave detare ndikon në rritjen e algave (alge bloom), e cila çon në një seri reagimesh të ndërlidhura biologjike dhe kimike që mund të degradojnë ndjeshëm cilësinë e ujit dhe të kërcënojnë shëndetin e njeriut dhe qëndrueshmërinë e burimeve në zonën bregdetare.
Në vija të përgjithshme, eutrofikimi shfaqet si një faktor antropogjen kyç për dëmtimin e ekosistemeve bregdetare të planetit me pasoja shumë të rënda ekonomike dhe me shembuj negative në gjithë botën, ku turizmi ka humbur dhe mbledhja e butakeve dhe peshkimi janë mbyllur nëpër rajone gjithnje e më të përhapura detare.
Ky projekt ka për qëllim të jetë një përgjigje ndaj mungesës së veprimeve të koordinuara të mbrojtjes së mjedisit, siç është përmendur në analizën SWOT të programit dhe e realizon duke ndërhyrë tek autoritetet ligjore përgjegjëse të të dyja vendeve në bashkëpunim me ekspertë të fushës, me objektivin për të trajtuar një problem specifik të zakonshëm.
Në të njëjtën kohë projekti synon gjithashtu të përfitojë nga mundësitë që lindin nga politikat mjedisore të BE-së dhe kërkesës për njësimin me to.
Më konkretisht, Agjencia Evropiane e Hapësirës (dhe institucionet e tjera), kanë drejtuar investime të mëdha në teknologjinë hapësinore që mbulojnë këtë çështje të veçantë në mënyrë që në këtë kohë, ekspertiza e aktorëve të ndryshëm privatë në nivel evropian të mund të mbështetë rezultatet e këtij projektit.