Objektivat e projektit

1. Të vendosë bashkëpunimin në nivel të lartë mes dy vendeve drejt gjetjes së zgjidhjeve për problemet e përbashkëta.

2. Të zbatojë një plan të koordinuar për mbrojtjen e mjedisit duke adresuar problemin e përbashkët të rrezikut të eutrofikimit mbi të gjitha ujërat detare bregdetare të zonës përfituese të programit IPA CBC.

3. Të ndihmojë autoritetet përgjegjëse që të jenë në përputhje me direktivat e BE-së dhe legjislacionin kombëtar.

4. Të përdorë zhvillimet e teknologjisë për vëzhgimin e Tokës dhe TIK, duke i integruar ato në punën e përditshme të Administratës Publike.

5. Të integrojë njohuri shkencore specifike në zgjidhjen e problemit të përbashkët mjedisor.

6. Të rrisë ndërgjegjësimin e publikut për nevojën e mbrojtjes së ujrave bregdetare.

Nën-Objektivat

1. Vendosja e një rrjeti monitorimi satelitor të vazhdueshëm dhe në kohë reale lidhur me rrezikun e eutrofikimit të ujërave bregdetare të gjithë zonës të përfshirë në programin ndërkufitar IPA Shqipëri Greqi, që do të jetë i vlefshëm për qytetarët, komunitetin shkencor dhe autoritetet përgjegjëse përmes internetit.
2. Zbulimi i zonave specifike bregdetare ku risku i eutrofikimit është më i lartë se zakonisht dhe argumentimi jo vetëm i shkaqeve të problemit por edhe ndikimi i tyre.
3. Përgatitja e një raporti përfundimtar me indikacione të qarta që do të bazohet në integrimin e të dhënave satelitore me ato të marra në zonë, nga autoritetet përgjegjëse, të cilat do të ndërmarrin veprime që do të mirë adresojnë problemet e zonës bregdetare