Rezultatet e Pritëshme

1. Krijimi i një rrjeti personash përgjegjws i autoriteteve përgjegjëse lidhur me një çështje të rëndësishme mjedisore për të gjithë zonën bregdetare të programit për bashkëpunim ndërkufitar IPA CBC Program.
2. Krijimi i një baze të dhënash për rrezikun e eutrofikimit të ujërave bregdetare për të gjithë zonën legjitime të programit me të dhëna të mbledhura nga matjet me satelit dhe në terren.
3. Zhvillimi dhe zbatimi i një sistemi për menaxhimin dhe dorëzimin e të dhënave satelitore përshtatur me nevojat e administratës publike, me mundësinë e shpërndarjes së rezultateve në kohë reale përmes internetit.
4. Prodhimi i raporteve për rezultatet e njësuara, vlerësimin e matjeve satelitore dhe në terren dhe propozimin e veprimeve të duhura për mbrojtjen e mjedisit detar nga rreziku i eutrofikimit.

Produkti

Për herë të parë në Greqi dhe Shqipëri do të zhvillohet dhe zbatohet bashkarisht në nivel insitucionesh publike dhe jo për qëllime kërkimore, një përqasje shumë inovative për të adresuar problemin mjedisor të rrezikut të eutrofikimit.
– Mjetet e monitorimit që do të ofrojnë një rrjet të vazhdueshëm monitorimi, do të jenë një vlerë e shtuar për të gjitha aktivitetet mbrojtëse që do të ndërmerren në të ardhmen.
– Do të krijohen bashkëpunime dhe sinergji të rezultateve që do të dalin nga ky projekt me ato të planifikuara nga rrjeti i monitorimit në terren nga Sekretariati Special i Ujrave të Ministrisë Greke të Mjedisit.
– Marrja e ekspertizës nga autoritet përgjegjëse (Shqipëri dhe Greqi) të zonës bregdetare të interesit në lidhje me rrezikun e eutrofikimit.
– Përcaktimi i veprimeve konkrete që do të ndërmeren me qëllim adresimin e problemit.